Shtetet e Bashkuara të Amerikës paralajmërojnë Turqinë se do të nënshtrohet ndaj sanksioneve nëse nuk heq dorë nga blerja e sistemit rus S-400. Këshilltari për Sigurinë në Shtëpinë e Bardhë, Robert O’Brien than ë rrjetin CBS se së shpejti në Kongres do të kalojnë akti që e vendos Ankaranë zyrtare nën sanksione dhe sipas tij kjo do të ketë mbështetje bipartizane shumë të madhe.

Turqia do t’i ndjejë efektet e këtyre sanksioneve. Nuk ka vend në NATO për S-400. Nuk ka vend në NATO për blerje të mëdha armatimesh nga Rusia. Ky është mesazhi që presidenti do t’i përcjellë shumë qartë Erdoganit kur ai të jetë këtu, tha O’Brien.

Komentet e tij bëhen pak para se në SHBA të mbërrijë për vizitë presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan. Një arsye shumë serioze pse SHBA kundërshton dislokimin e sistemit në fjalë është fakti se ky sistem kërcënon seriozisht sigurinë e avionëve luftarakë amerikane F-35, që konsiderohen avionët më të shtrenjtë gjuajtës të prodhuar ndonjëherë.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

Një ndër vendet që pretendon blerjen e këtij sistemi është edhe Irani, çka do të mundësonte që flotilja izraelite e avionëve F-35 të dilte jashtë loje duke reduktuar epërsinë strategjike të Telavivit ndaj një kundërshtari kryesor në rajon.  

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!
Loading...