Në rrugën e Erdogan qëndrojnë vetëm fuqi rajonale. Memorandumi i Turqisë me qeverinë libiane të Tripolit për delimitimin e ujërave detare nuk ka sjellë mobilizimin diplomatik të ShBA siç pritej së paku nga Qipro dhe Greqia. 

Takimi i fundit i kryeministrit Mitsotakis me presidentin amerikan Donald Trump u provua si i papërmbushur në objektivin e arritjes së mbështetjes së pakushtëzuar amerikane për synimet dhe interesat greke. Trump nuk ka shprehur asnjë qëndrim të prerë në këtë drejtim duke e lënë fushën bosh dhe me aktorë që nuk janë në gjendje ta kërcënojnë presidentin turk. 

Vendet e prekura nga këto zhvillime kanë reaguar me atë që mbetet: qëndrimin e tyre. Qipros, Greqisë dhe Egjiptit i është bashkuar edhe Francë dhe përmes një deklaratë të përbashkët të ministrave të Jashtëm të katër vendeve që e konsideruan memorandumi  turko-libian nul dhe në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar. 

Italia ka marrë pjesë si vëzhguese, një pozicion ky tipik për Italinë por atipik për një vend që pretendon se ka politikë detare dhe bën zhurmë të madhe me ide tingëlluese si ato për politikën mesdhetare. Ministrat kanë dënuar dislokimin e trupave turke në Libi duke referuar rezolutat përkatëse të OKB-së që trajtojnë këto çështje. 

Nuk është e qartë sesa ndikon një bashkëpunim i tillë në frenimin e Ankarasë, por situata ka krijuar premisat e kalimit nga rivalitet në armiqësi. Dhe një nga pasojat immediate të kësaj lloj krize është cenimi i bashkëpunimit në NATO ku bëjnë pjesë edhe Turqia, por edhe vendet që e kundërshtojnë atë në Mesdhe.