Kreu i Taskë Forcës së Shtëpisë së Bardhë për pandeminë, Anthony Fauci, ka deklaruar se mosha mesatare e të infektuarve nga CoVid-19 ka zbritur me 15 vjet.

Sipas të dhënave zyrtare në SHBA, moshat 20-30 vjeç janë bërë kontigjent i ekspozuar ndaj virusit, ndonëse sipas Faucit ato priren ta përballojnë më mirë sëmundjen.

Nga ana tjetër ai ka vënë në dukje se virusi ka një sërë simptomash dhe në këtë kuptim është ende e paqartë mirë se cilat janë efektet e tij edhe mbi të rinjtë. Megjithatë përvoja ka provuar se të rinj me sëmundje shoqëruese janë të ekspozuar po aq sa të vjetrit.

Lexo po ashtu:  Sot në Kosovë ka filluar vaksinimi masiv kundër COVID-19.
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!