Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Jeffrey Hovenier ka thënë sot se SHBA-të mirëpresin vendimin e Kosovës për të pranuar në parim Planin e Bashkimit Evropian për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi.

Hovenier në një postim në Twitter shkruan se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të ofrojnë mbështetjen e plotë për dialogun e lehtësuar nga BE-ja.

“Shtetet e Bashkuara mirëpresin vendimin e Kosovës për të pranuar në parim Propozimin e BE-së dhe ne do të vazhdojmë të ofrojmë mbështetjen tonë të plotë për dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Marrëveshja e përkohshme do të sjellë përfitime të konsiderueshme si për Kosovën, ashtu edhe për Serbinë”, shkruan ambasadori amerikan.