Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, në ditën Ndërkombëtare të Shërbyesve Civilë, përmes një postimi në Twitter ka bërë thirrje ndaj qeverisë për emërimin e profesionisteve dhe jo aleatëve politikë.

Përmes këtij postimi kanë përshëndetur poashtu zyrtarët të cilët me nder i shërbejnë vendit, përcjell “Zeri.info”.

“Sot përshëndesim ata zyrtarë që me nder i shërbejnë vendit të tyre dhe i bëjmë thirrje qeverisë së re të Kosovës të emërojë profesionistë me përvojë, e jo aleatë politikë”, thuhet në postim.

Ju pëlqen!

Ndërkohë gjatë ditës në shënimin e kësaj dite, ministri i Punëve të Brendshme Agim Veliu, ka uruar shërbyesit civilë për punën e madhe që kryejnë në të mirë të vendit.

Lexo po ashtu:  A është e mundur? Njëshi i Bashkisë së Pejës, i quan partizanë, OVL e UÇK-së protestojnë para zyrës së Gazmend Muhaxherit
----->>>> MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!