Administrata e Trumpit do ta paguajë afro 2 miliardë dollarë kompaninë farmaceutike Pfizer në muajin dhjetor për 100 milionë doza të vaksinës kundër Covid-19 që kjo kompani është duke zhvilluar, ka thënë sekretari për Shërbime Shëndetësore (HHS) Alex Azar, të mërkurën.

Me këtë marrëveshje, SHBA mund të blejë edhe 500 milionë doza tjera, tha Azar.

Kompanitë farmaceutike Pfizer Inc dhe BioNTech SE lajmëruan se kanë bërë marrëveshje me HHS dhe Departamentin e Mbrojtjes për vaksinën të cilën këto kompani janë duke e zhvilluar së bashku. Kjo është e fundit në një sërë marrëveshjesh të ngjashme me kompani tjera që janë në përpjekje e sipër për krijimin e një vaksine, shkruan The Guardian.

Ju pëlqen!

Kjo marrëveshje është pjesë e programit të vaksinës Operation Warp Speed i administratës së Trumpit, nën të cilin po zhvillohen disa vaksina në të njëjtën kohë. Programi e ka si cak sigurimin e 300 milionë dozave të sigurta dhe efektive të vaksinës për Covid-19 deri në janar të vitit 2021.

Nën këtë nismë, qeveria do të përshpejtojë zhvillimin dhe do t’i blejë vaksinat, edhe pse ende nuk është vendosur për sigurinë dhe efektshmërinë e tyre, në mënyrë që këto vaksina të jenë të gatshme dhe të distribuohen në momentin kur Agjencia Federale për Barëra (FDA) të aprovojë apo autorizojë përdorimin e tyre emergjent pas testimeve klinike.

Britania gjithashtu lajmëroi të hënën se ka siguruar edhe 90 milionë vaksina eksperimentale kundër Covid-19 të bëra nga Pfizer dhe kompanitë tjera, një lëvizje për të cilën kampanjë bërësit po paralajmërojnë se gjersa shtetet e pasura janë duke grumbulluar dozat e kufizuara, shtetet më të varfra dhe në nevojë do të mbesin pa to.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!