Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur të hedhin në treg rreth 50 milionë barrela naftë nga rezervat e veta strategjike, një sasi që është ekuivalente me 2.5 ditë konusmi për këtë vend.

Lajmi është bërë i ditur nga presidenti Joe Biden, që ka lënë të kuptohet se vendimi është në përpjekje për të ulur presionin e çmimeve të rritura në treg dhe për të kundërballancuar politikën e vendeve të OPEK-ut. Çmimet janë rritur me 60% në vitin e fundit, rritja më e madhe që nga viti 2000 dhe kjo i atribuohet rikthimit në rrugë pas pandemisë.

Ajo që bie në sy është fakti se Biden ka koordinuar vendimin me shtete të tjera që janë konsumatore të mëdha të hidrokarbureve, si Kina, Japonia, Britania e Madhe, Korea e Jugut dhe India. Sipas planit në fjalë, India do të hedhë në treg 5 milionë barrela, Britania 1.5 milionë barrela, ndërkohë që çmimi dje arriti në 82.3 dollarë/barrel.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.