Administrata Trump ka ripërkufizuar Kubën si një vend që financon terrorizmin. Vendimi është njoftuar nga sekretari i Shtetit, Mike Pompeo duke arsyetuar se Kuba strehon persona të kërkuar nga SHBA si dhe mbështet kreun venezuelian, Nicolas Maduro.

Vendimi zhbën një akt të adminstratës Obama që mendonte të përmirësonte marrëdhëniet me fqinjin e vështirë jugor.

Po kështu SHBA ka klasifikuar grupin militant Houthi në Jemen, si grup terrorist, një lëvizje që padyshim shkon si goditje ndaj ambicieve dhe infrastrukturës iraniane në Lindjen e Mesme dhe në Gjirin Persik.

Ju pëlqen!

Me vendimet në fjalë pasojnë sanksionet ndaj subjekteve në fjalë, diçka që duket se do t’i lihen presidentit pasardhës Joe Biden për t’i administruar.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.