Dy shqiptarë janë renditur mes 100 personaliteteve më të fuqishme për vitin 2020 në Staten Island në Nju Jork. Renditja është bërë nga e përjavshmja prestigjioze atje “City and State”, ku janë dhe emrat e Brahim Ardoliç dhe Imam Tahir Kukaj.

Dr. Brahim Ardoliç, renditet i 5-ti në këtë listë. Ai është Drejtori Ekzekutiv i Spitalit Universitar të Staten Island dhe është në grupin e ekspertëve, mbikëqyrës në këtë spital për pandeminë e koronavirusit.

Imam Tahir Kukaj, për vitin e tretë radhazi renditet i 91-ti në këtë listë. Imami i njohur shqiptar është nënkryetar i Qendrës Shqiptare Islamike të Kulturës, në Staten Island. Në 2019 është zgjedhur si përfaqësuesi kryesor i detyrave islame në policinë e Nju Jorkut (NYPD Muslim Chaplin).

Ju pëlqen!

Ndikimi i shqiptaro-amerikanëve në jetën e Nju Jorkut, është rritur shumë, sidomos, në dy-tre dekadat e fundit.

Dr. Brahim Ardoliç është në grupin e ekspertëve, mbikëqyrës të Spitalit Universitar në Staten Island ndaj pandemisë së Covid -19. Ai si drejtues i lart, shquhet duke zgjeruar kapacitetin e spitalit me 50% dhe trefishuar shtretërit e kujdesit intensiv brenda vetëm disa javësh. Ai renditet i 5-ti në listën që quhet “Staten Island Power 100”.

Ndërsa, imami i njohur shqiptar, në Staten Island, nën/kryetar i Qendrës Shqiptare e Islamike të Kulturës, në Staten Island, Tahir Kukaj në 24 qershor 2019 është zgjedhur si përfaqësuesi kryesor i detyrave islame në policinë e Nju Jorkut, ose siç njihet ndryshe NYPD Muslim Chaplin. Detyrë të cilën ai e mban edhe sot. Ai renditet i 91-ti në këtë listë.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.