Mediat e ndryshme në Perëndim po paralajmërojnë njohjen nga SHBA të gjenocidit armen, që është një ngjarje e zhdukjes së masë të armenëve në vitin 1915 nën Perandorinë Osmane. Akti në fjalë kundërshtohet nga Turqia e sotme që nuk e njeh dhe pranon termin genocid pasi ka interpretime të tjera historiografike për shpjegimin e tij.

Sipas mediave në fjalë, presidenti aktual, Joe Biden pritet të bëjë njohjen formale çka pritet të sjellë tensionimin e marrëdhënieve, edhe kështu të vështira, me Turqinë. Burimet që japin informacionin shtojnë se njoftimi i Biden do të zyrtarizohet në ditën e kujtimit të genocidit nga armenët, një element simbolik ky që e përcakton aktin në fjalë si politikë anti-turke.

Vendimi përkon në fakt me premtimet elektorale të Joe Biden, që gjatë fushatës së fundit deklaroi se “të drejtat universale të njeriut do të bëhen prioritet kryesor”.

Lexo po ashtu:  Dossier/1983, ideja dhe puna për prodhimin në Shqipëri të mikrokompjuterave
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!