Akuzat e fundit i bashkohen atyre të një viti më parë për të cilën kompania u sanksionua. Huawei akuzohet për vjedhjen e teknologjisë nga T-Mobile.
SHBA akuza të reja kundër Huawei

Shtetet e Bashkuara zgjeruan listën e akuza kundër Huawei. Kompania tashmë akuzohet për tentativa prej disa dekadash për të vjedhur teknologji nga firmat Amerikane.

Prokurorët thanë se Huawei ka shkelur termat e partneritetit me kompanitë Amerikane dhe vjedhur sekrete tregtare si kode burimore dhe teknologji robotike.

Ju pëlqen!

Akuzat e fundit i bashkohen atyre të një viti më parë për të cilën kompania u sanksionua. Huawei akuzohet për vjedhjen e teknologjisë nga T-Mobile.

Nga ana tjetër firma, që është një prej prodhuesve më të mëdhenj në botë të smartfonëve, tha se SHBA e ka vënë në shënjestër sepse ekspansioni i saj përbën kërcënim për interesat e bizneseve Amerikane.

Përveç vjedhjes së sekreteve tregtare, SHBA e akuzon Huawei se ka shmangur sanksionet Amerikane ndaj Iranit dhe Koresë së Veriut dhe bërë biznes me ta.

Gjithashtu kompania u ka ofruar bonuse punonjësve të cilët vjedhin teknologjinë dhe informacione konfidenciale nga konkurrentët.

Lexo po ashtu:  "Thikën e përçamajes na e kan shti (ma thellë) midis"
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!