Luke Shaw nuk ka harruar një prej shokëve të tij të skuadrës, që vazhdon të jetë ndër më të përfolurit për karakterin e fortë. Direkt në Twitch për një turne bamirësie të Fifa, mbrojtësi anglez ka folur për Zlatan Ibrahimovic e eksperiencën me suedezin kur ishin shokë skuadre tek Manchester United: “Ishte një i cmendur, por ishte ekzaktësisht ai për të cilin kishim nevojë në dhomat e zhveshjes. Është e pabesueshme, kishte ende një talent të jashtëzakonshëm pavarësisht se i kishte kaluar të 30-at, ishte ende lojtari fantastik që ka qenë gjithnjë. Brenda dhomave të zhveshjes ishte madhështor. Bënte gjithnjë shaka, por kur ishte momenti të vepronim seriozisht e kuptoje menjëherë”.

“Mendoj se është një fitues i lindur – vazhdoi Shaw -. Edhe në stërvitje, nëse ishe në skuadrën e tij e nuk fitonte do të kishte dashur të të vriste. Mendoj se gjatë eksperiencës së tij këtu nxorri më të mirën e të gjithëve, edhe në stërvitje. Besoj që të gjithë e deshën dhe ishte dëshpërues fakti që u dëmtua në kruciat”.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!