Ishin vitet e 50′-ta dhe shqiptarë nga varfëria iknin në Beograd in e pasur të Serbisë për një copë bukë goje. Siç thuhej, kjo bukë e emigrimit ishte e lyer “me gjak”.

Më poshtë MekuliPress ju sjellë poezinë e poetit Esad Mekuli kushtuar shqiptarëve që ikinin nga vendet e tyre dhe jetonin në kushte shtazarake, të ofenduar e të nencmuar, në Beograd. Shqiptarët e varfër bënin punët më të rënda në Beograd.

Esat Mekuli

“Sharrëxhiu”

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

Xhepat e sharrëxhiut janë shumë të ngushta për duart e ënjtura të tij.

Ai kur e sheh sharrëxhiun me sëpatën e rrasur në shokë, e bishti i saj ka dalë prapa, dyshon se mos vallë për këtë na quajtën njerëz me bishta?

O vëlla me sharrë në krah

Do të shoh prapë me duar të mërdhime nën sqetull

Me sharrën e stërlashtë mbi krah dhe sëpatën e mprehtë të rrasun në shokë

Në fytyrën tënde lexoj: Kam fjetur në podrumin e lagshtë, unë i trembëdhjeti

Dhe kam hëngër në kusinë e bakrit, të sjellun prej vendlindjes

Prej vendlindjes, fasulen e hollë të vendlindjes unë i trembëdhjeti.

-Pse unë kënaqem me pak prej këtyre duarve të mërdhime, Atje mbas 77 bjeshkëve, 7 gojë presin…

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!
Loading...