Te Fenerbahçe janë të vendosur për ta transferuar sulmuesin e Liverpoolit, shqiptarin nga Kosova, Xherdan Shaqirin, kjo do të ndodhë gjatë afatit kalimtar të janarit, transmeton Insporti.

Dhe, sipas raportimeve të mërkurën se drejtuesit e Fenerbahçes kanë nisur negociatat me agjentin e Shaqirit dhe mësohet se futbollisti shqiptar, 29-vjeçari, po kërkon pagë vjetore prej tre milionë eurosh për të pranuar ofertën e Fenerbahçes.

Ekipi turk po e sheh Shaqirin si përforcim të madh për sezonin tjetër dhe po bën të pamundurën për të siguruar shërbimet e tij, pasi në garë për transferimin e reprezentuesit të Zvicrës është edhe skuadra tjetër nga Turqia, Galatasaray.

Ju pëlqen!

Shaqiri ka kontratë me Liverpoolin deri në vitin 2023 dhe ka një pagë vjetore deri në pesë milionë euro.

Shaqiri është pjesë e Liverpoolit prej vitit 2018 kurse karrierë ka bërë edhe te Stoke City, Interi, Bayern Munichu e Baseli.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.