Ndërkohë që krisjet ndërmjet klubeve themeluese të Superligës Evropiane po vazhdojnë, futbollistët e Liverpoolit kanë dalë haptas kundër formimit të saj.

Derisa kjo duket të jetë një prej sfidave më të mëdha me të cilat është përballur UEFA, gjasat janë të mëdha që klubet të tërhiqen nga nisma e tyre.

Gjigantët evropiane të futbollit, 12 sosh, vendosën të formonin një ligë elitare duke u shkëputur kështu nga garat e UEFA-s, Liga e Kampionëve dhe Liga e Evropës.

Ju pëlqen!

Megjithatë, disa prej tyre tashmë kanë ndërruar mendje, ndërsa lojtarët e Liverpoolit janë duke i bërë presion klubit që të tërhiqet.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.