Bota shqiptare humbi një mundësi të kishte “njeriun” e saj në krye të Shërbimeve të Inteligjencës Amerikane (DNI). Kongresmeni i  Teksasit John Ratcliffe, në thelb “dora e djathtë” e presidentit amerikan, por dhe një mbështetës i njohur i lobit shqiptar tërhoqi të premten në mesnatë kandidaturën, pas kërkesës që i bëri presidenti amerikan.

53-vjeçari është i lidhur fort me komunitetin shqiptar në SH.B.A. Në vitin 2016, Ratcliffe mori pjesë në Forumin Kombëtar Ekonomik të Diasporës Shqiptare, ku foli dhe u fotografua duke formuar shqiponjën.  

Ratcliffe pati shumë takime me ministrin Shqiptar të Diasporës Pandeli, Maiko dhe ish-Ministrin e Mbrojtjes së Shqipërisë, Fatmir Mediu. Por mesnatën e së premtes Ratcliff njoftoi se  tërhoqi kandidaturën e tij për postin e drejtorit të Shërbimeve të Inteligjencës.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

“Kongresmeni i mrekullueshëm republikan, John Ratcliff, është trajtuar me padrejtësi të madhe nga mediat e kapura”-shkruajti Trump në Tëitter për bashkëpunëtorin e tij më besnik.

Ish-kandidati i Trump nuk kishte shumë përvojë dhe zgjedhja e tij ngriti frikën e politizimit të mundshëm të vendimeve që do të lidheshin me sigurinë kombëtare. “Pas disa muajsh shpifje dhe kotësi, unë i shpjegova John-it se sa e trishtueshme do të ishte që ai dhe familja e tij të merreshin me këta njerëz”- shkruajti Trump në Twitter. “Kështu, John-i vendosi të qëndrojë në Kongres”-shtoi ai.

– Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!
Loading...