Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka cituar vargje nga himni kombëtar i shqiptarëve në Ballkan, ku ka kërkuar që t’ju lejohet shqiptarëve përdorimi i simboleve kombëtare, shkruan MekuliPress.com

Gjatë fjalimit të tij tre minutësh, Kamberi gjatë gjithë kohës po kërkonte që Serbia të lejojë përdorimin e simboleve kombëtare të Shqiptarëve, pasi vetëm në këtë formë arrihet deri te inkuadrimi në Unionin Evropian.

Kamberi madje kishte një pyetje direkte për kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq, me ç‘rast e pyeti se kur do të krijohen kushte për përdorim të lirshëm dhe zyrtar të simbolit kombëtar shqiptar.

Ju pëlqen!

“Besojmë në një zgjidhje të këtillë sepse kjo çështje në vendet e rajonit është kryer që moti në dialog me pakicat. Deri atëherë ne as nuk do të dorëzohemi as nuk do të nënshtrohemi”, tha ai mes tjerash.

Fjalimi e tij, Kamberi e përfundoi me citime nga himni shqiptar:

Se Zoti vetë e tha me gojë

Që kombe shuhen përmi dhe,

Po Shqipëria do të rrojë;

Për të, për të luftojmë ne!

Shqiptarët kanë shënuar sukses në zgjedhjet e fundit të mbajtura në Serbi, ku ka siguruar edhe katër ulse.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.