Tani SHBA ka të paktën 2.467.837 raste me koronavirus dhe 125.039 vdekje të lidhura me pandeminë, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins.

Vendi ka parë numrin e infeksioneve dhe shifrat e vdekjes të rriten në mënyrë dramatike këtë javë, duke çuar në ndalimin planeve të rihapjes dhe rikthimin e kufizimeve në disa shtete.

Të premten, SH.B.A. raportoi 45.225 raste të reja dhe 629 vdekje. Në total përfshihen raste nga të 50 shtetet, Rrethi i Kolumbisë dhe territoret e tjera të SHBA-së, si dhe rastet e riatdhesuara.

Ju pëlqen!

Nëse e shtuna sheh shifra të ngjashme, vendi mund të kapërcejë 2.5 milion raste dhe ekspertët e shëndetit paralajmërojnë se ky është vetëm fillimi i pandemisë.

Lexo po ashtu:  Ilaçi i parë i autorizuar kundër COVID-19, Komisioni Evropian miraton përdorimin e Remdesivir
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!