Gumëzhima e bletëve, aroma e livandos, ndriçimi i ditëve të verës: në Provence të Francës, rritësit e bletëve janë në mesin e sezonit migrator, një garë kundër kohës që shpresohet të sjellë më shumë se një mijë tonë mjaltë tepër të vecantë. “Në Val de Durance, ne pothuajse nuk kemi fare polen, ndaj ndjekim evolucionin e kolonisë, shkojmë deri lart në mal e pastaj zbresim në fushat me lule livandoje. Kolonitë nuk zhvillohen mirë nëse mbeten sedentare”.

“Kur e provon, ai të djeg fytin, mjalti i livandos është vërtet shumë i vecantë”. Mjalti i livandos konsiderohet se ka veti shumë të mira antiseptike. Ai thuhet se ndihmon sidomos për infeksionet pulmonare dhe rrugët e frymëmarrjes, ndërsa mund të përdoret dhe kundër pagjumësisë apo pickimit të ndonjë insekti.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!