Barcellona-Lautaro Martinez është telenovela e destinuar të dominojë merkaton e kësaj vere e që as vetë tekniku katalanas Quique Setien nuk ka ndërmend ta shuajë: “Èshtë një lojtar i rëndësishëm, një lojtar i madh e Barcellona është gjithnjë e interesuar për lojtarët e mëdhenj”. Tekniku blaugrana ndërkohë ka anashkaluar një shkëmbim të përfolur me Juventus: “Pjanic për Arthur? Askush nuk më ka thënë gjë e sidoqoftë braziliani dëshiron të qendrojë. E kuptoj: nuk do të largohesha nga një skuadër e tillë, me mundësinë për të luajtur me më të mirin në botë”.

E në lidhje me Messi, Setien, duke folur për La Gazzetta dello Sport, qetëson tifozët e tij: “Nuk do të largohet me parametër zero. Leo e Barça do të jenë gjithnjë të bashkuar, kaq”. Kampioni argjentinas është gjithashtu një joshje për të tërhequr Lautaro Martinez. “e qartë që për shumë futbollistë fakti se mund të luajnë me Messi përfaqëson një plus të jashtëzakonshëm”.

Në fund, fjalë vlerësimi edhe për Fabian Ruiz që e kishte patur nën urdhëra tek Betis Siviglia: “Kam punuar me të një vit, mjaftueshëm për të më treguar që është një lojtar i madh, i nivelit të jashtëzakonshëm”. Jo rastësisht, mesfushori i Napoli ka mbi vete interesimin e blaugranave, përvec se të Real Madrid…