Analisti amerikan dhe eksperti për Ballkanin, Daniel Serwer, i ka reaguar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në një postim në Twitter, ku ai ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka refuzuar ofertën që ia ka bërë “për vetëmenaxhim të serbëve të Kosovës”, do ta hartonte dhe propozonte vetë kryeministri.

Serweri i ka sugjeruar Kurtit që të vazhdojë para dhe gjithsesi ta hartojë draft-statutin për Asociacionin.

“Të bësh personin tjetër t’ju kërkojë të hartoni diçka që i shërben interesave të tij mund të jetë një teknikë e mirë negociuese, por nuk është befasi që Vuçiqi refuzoi. Unë do të sugjeroja të vazhdohet para e të hartohet gjithsesi”, ka shkruar Serwer.

Kurti në një postim në “Twitter” ka reaguar, duke thënë se Vuçiqi pasi refuzoi të nënshkruante Marrëveshjen bazë më 27 shkurt dhe aneksin e implementimit më 18 mars, ai refuzoi “edhe propozimin e bërë për vetëmenaxhim të serbëve në Kosovë”.