Facebook do të rikthejë faqet australiane të lajmeve pasi të negociojë me qeverinë ndryshimet në projektligjin që detyron gjigantët e teknologjisë të paguajnë për përmbajtjen që mediat postojnë në platformë.

Australia dhe grupi i mediave sociale janë në një ngërç për më shumë se një jave, pasi qeveria prezantoi ligjin që sfidon dominimin e Google në Facebook dhe Alphabet Inc në tregun e përmbajtjes së lajmeve.

Javën e kaluar, Facebook u ndaloi përdoruesve australianë të ndanin dhe të shihnin lajmet në platformën e tij, një vendim që u pasua nga kritika të ashpra të vetë mediave dhe qeverisë australiane.

Por negociatat mes sekretarit të Thesarit, Josh Frydenberg, dhe CEO-s së Facebook, Mark Zuckerberg, kanë përfunduar me një marrëveshje, falë së cilës lajmet e mediave australiane pritet të kthehen në faqen e mediave sociale në ditët në vijim.

Kompanitë e mëdha të teknologjisë dhe mediat kanë qenë në përplasje të vazhdueshme në lidhje me përmbajtjen që postohet në platforma dhe ligjet që ka propozuar Australia shihen si një model i mundshëm për kombet e tjera.

“Facebook dhe Google nuk e kanë fshehur faktin se ata e dinë që sytë e botës janë drejtuar në Australi dhe kjo është arsyeja pse ata kanë kërkuar të marrin te ne një kod që është i zbatueshëm”, citohet Frydenberg nga Reuters.

Australia do të ofrojë katër ndryshime, të cilat përfshijnë një ndryshim në mekanizmin e propozuar të arbitrazhit të detyrueshëm të përdorur kur gjigantët e teknologjisë nuk mund të arrijnë një marrëveshje me botuesit për pagesa të drejta për shfaqjen e përmbajtjes së lajmeve.

Facebook tha se ishte i kënaqur me rishikimim që po i bëhet ligjit.

Analistët thonë se ndërsa lëshimet që bënë palët shënuan disa përparime për platformat e teknologjisë, qeverinë dhe mediat, mbeten shumë paqartësi për mënyrën se si do të funksionojë ligji.