A do të rinisë Serie A? Sipas medieve italiane, specialistëve por edhe presidentit të Ligës së Diletantëve, është e sigurtë dhe thejsht tani do të përcaktohen kohët. Kryeministri i Italisë, Conte, pritet që në datën 28 maj të japë edhe verdiktin dhe data kur mund të rishohim skuadrat në fushë do të jetë 20 qershori për të vazhduar kështu deri në fund të gushtit.

Protokolli sanitar ka ndryshuar dhe është modifikuar, ndaj nuk do të ketë asnjë problem, edhe pse pas 70 ditësh jo aktivitet do të jetë tepër e vështirë dhe rrezikohen dëmtime pafund.

Sigurisht, me ndeshje që do të zhvillohen në 3 orare të ndryshme dhe çdo tre ditë. Në stadium do të jenë 300 persona, asnjë fëmi, mascot apo njerëz të tjerë të paautorizuar.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!