Për cështje juridike: të ndryshosh formulën e kampionateve në vazhdim do të conte në një seri ankimimesh nga ana e klubeve të penalizuara. Për cështje logjike: nëse nuk është e mundur të luhen ndeshjet e mbetura të kampionatit për arsye të kujdesi shëndetësor, nuk do të kishte kuptim të diskutoje as playoff e playout. “Nëse nuk mund të luhet, nuk mundet e kaq” ka thënë dy ditë më parë Urbano Cairo, presidenti i Torinos. Për cështje ekonomike: Sky, Dazn e Img që kanë shprehur kundërshtimin e tyre për pagesën e këstit të gjashtë, duke arsyetuar do të pretendonin një ulje të ndjeshme me formatin e reduktuar të turneut. Ka shumë motive për të cilat mazhoranca e shoqërive të Serie A i kundërvihet idesë së playoff e playout, një skenar që në radhë të parë do të ndryshonte rregullat në vazhdim.

Për të fituar titullin, për të arritur Europën ose mbijetesën klubet kanë ndërtuar një plan që përfshin gjithë sezonin sportiv, ndoshta kanë financuar një merkato të pasur dimri për të arritur tek objektivi final. Skeptik edhe presidenti i Coni Giovanni Malagò: “Playoff e playout? Nuk mund të mendosh se kampionati nie e përfundon ose nuk e di cfarë do të ndodhë. O gjithcka o asgjë. Kjo është idea ime. Për këtë them se duhet një plan B, si e ka bërë Gjermania duke vënë në siguri sistemin me një akord me televizionet. Ndërkohë, tek ne nuk ka ende asgjë”.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!