Kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se taksën 100% ndaj produkteve të Serbisë do ta heq dhe atë do ta zëvendëson me reciprocitet.

Largimi i taksës 100% nga Kurti po bëhet pas kërkesave të mëdha që po bëhen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian për largimin e saj dhe rinisjen e dialogut me Serbinë.

I dërguari Special i presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadori Richard Grenell, ka qëndruar në Kosovë ku ka zhvilluar takime me liderët shtetëror, në mesin e tyre edhe me kryeministrin Albin Kurti.

Kërkesa e Grenellit ndaj Albin Kurtit për ta hequr taksën ka pasur efekt pasi një gjë e tillë është paralajmëruar nga vet kryeministri i Kosovës.

E ky vendim i Qeverisë Kurti po thuhet se zëvendësimi i taksës me reciprocitet nuk do të pranohet nga qeveria serbe në Beograd.

Gazetari shqiptar Idro Seferi, si njohës i rrethanave në Serbi që disa vite për shkak të punës së tij, ka deklaruar se Serbia dhe presidenti i saj Aleksandar Vucic nuk do ta pranon reciprocitetin nga ana e Kosovës.

“Ka qenë qëndrim i presidentit Aleksandar Vuçiq se një gjë e tillë nuk është e pranueshme për Serbinë për shkak se vazhdimi i dialogut sipas tyre, do të duhej ta zgjidhte edhe këtë çështje [edhe mënyrën se si Kosova dhe Serbia tregtojnë]”, tha Seferi.

Seferi ka thënë se Serbia nuk do të ulet në tavolinën e bisedimeve në Bruksel duke vendosur Kosova reciprocitetin.

“Për serbët duket sikur do të fillojë nga e para çdo gjë në dialog. Mirëpo qëndrimi i qartë i Serbisë është se nuk do të ulet në tavolinë e bisedimeve me Kosovën nëse taksa nuk do të hiqet”, tha Seferi.