Serbia ka vendosur t`i shpërblejë dy shtete për vendimin e tyre për tërheqjen e njohjes së Kosovës.

Qeveria e Serbisë ka marrë vendim për heqjen e vizave për hyrje në Serbi për shtetasit e Shën Kits e Nevis dhe Republikës së Palaut, është bërë e ditur në edicionin e ri të gazetës zyrtare.

Shtetasit e këtyre dy vendeve mund të hyjnë dhe qëndrojnë në territorin e Serbisë deri në 90 ditë nga data e hyrjes, në periudhë prej 180 ditësh. Vendimi është marrë më 18 janar.

Ju pëlqen!

Heqja e vizave për ta ka lidhje me çështjen e Kosovës pas lajmit të fundit se Republika e Palaut ka tërhequr njohjen e Kosovës një ditë pasi kreu i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq kishte deklaruar se: “Të hënën një shtet i ri do ta tërheq njohjen e Kosovës”.

Por Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka mohuar diçka të tillë, duke thënë se njohjet janë të pakushtëzuara dhe të parevokushme.

Zyrtari i Ministrisë, Fatmir Haxholli ka thënë se nuk ka ndodhur një tërheqje e tillë, duke pyetur edhe Serbinë nëse ka dëgjuar ndonjëherë për Komventën e Montevideos rreth njohjeve të vendeve.

Tutje ai thotë se ministri serb, Ivica Daçiq po vepron jashtë realitetit të diplomacisë së shekullit 21, më saktësisht ai sikurse edhe shefat e tij po jetojnë sipas impuleseve perandorake.

‘’Dihet se tashmë Serbia e ka kusht ta njohë pavarësinë e Republikës së Kosovës, për aq kohë sa ajo të aspirojë anëtarësimin në BE, madje ky kusht del nga vet mënyra bashkohore e funksionimit të BE-së. Serbia nëse do anëtarësimin në BE, jo që nuk mund të merret me skandale që ajo i quan çnjohje, por do t’i imponohet njohja e Republikës së Kosovës. Në tē kundërtën, zgjedh opcionin përfundimtar, atë pro-rus. Kosova është shtet pro-amerikan dhe pro-evropian, dhe kështu do mbetet përgjithmonë, ndërsa tërheqja e njohjeve nuk ekziston në marrëdhëniet mes shteteve!’’, ka thënë Haxholli.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.