Rritja ekonomike e Serbisë u përshpejtua në ritmin më të shpejtë që nga fundi i vitit 2008, duke ju bashkuar grupit të ekonomive më ekspansive në botë momentalisht. Prodhimi i brendshëm bruto u rrit me 6.1% nga një vit më parë në tremujorin e katërt, u tha gazetarëve të Guvernatorja e Bankës Qendrore, Jorgovanka Tabakoviç.

Me ekspansionin e nxitur nga investimet qeveritare, njoftimi vjen pikërisht gjatë kohës që Serbia po përgatitet për zgjedhjet parlamentare në muajin prill. Presidenti Aleksandar Vucic, partia e të cilit kërkon të fitojë më shumë fuqi, ka qenë e etur të nxjerrë në pah arritjet ekonomike ndërkohë që popullsia po vuan një rënie demografike të ndjeshme.

“Ndërsa shumë vende kanë ulur parashikimet e rritjes për ekonomitë e tyre, Serbia i tejkaloi të gjitha parashikimet për shkak të faktorëve të brendshëm, kryesisht për shkak të investimeve më të larta,” tha Tabakoviç. Investimet fikse, të cilat u rritën 35% gjatë dy viteve të kaluara, patën një kontribut tre-tremujor në rritjen e përgjithshme në 2018 dhe 2019, tha ajo. Rritja e tremujorit të katërt do të sjellë zgjerimin ekonomik të plotë në 4.2% në 2019.

Banka qendrore, e cila ka lënë parashikime për rritje ekonomike për vitin 2020 dhe 2021, nuk pret shumë ndikim nga përhapja e Koronavirusit edhe pse Kina është një nga partnerët kryesorë tregtarë të Serbisë, tha Tabakovic. (Reuters)