Sipas burimeve nga qarqet e sigurisë dhe prononcimeve nga autoritetet e shtetit kinez, Kina do ta furnizoj shtetin sërb me dron ushtarak dhe teknologji vëzhgimi nga kompania Huawei.

Detajet e marrëveshjeve midis kompanisë kineze dhe Ministrisë së Brendshme të Serbisë trajtohen si “sekrete shtetërore” dhe këtu ka pak transparencë. Projekti është plotësisht në Ministri, tha zëdhënësi i Huawei, Liu Yinhanxiao, sipas faqes në internet “Punët e Jashtme”. “Ne i sigurojmë pajisjet, ne nuk kontrollojmë të dhënat dhe informacionin privat.”

Vetëm disa javë më parë, qeveria serbe njoftoi një nga marrëveshjet më të mëdha kineze të armatimeve kineze në Evropë pas përfundimit të Luftës së Ftohtë: në muajt e ardhshëm, nëntë drone të armatosura të prodhuesit kinez AVIC do ti dorëzohen në Serbi. Ky armatim, pra dronët dhe Huawei krahas armëve të rënda ruse i jep shtetit sërb një favor në krahasim me fqinjët dhe qëndron qartazi në kundërshtim me aspiratat së paku deklarative, për përafrimin me Bashkimin Evropjan.

Shqetësimi kryesor i qeverisë së Beogradit ishte të përfitonte sa më shumë nga angazhimi me Pekinin, gjithashtu krahas partneritetit me Rusinë e flirtit me BE-në, e kjo si strategji e mirëmenduar drejtë faktorizimit, në dallim me faktorin shqiptarë, i cili verbësisht sigurinë e mbrojtjen e vet i ka lënë në dorë të huaj dhe duke reduktuar kapacitetet rezervë e strategjik të mbrojtjes!

MekuliPress,
Alban Ademi


Burimi: Spiegel, AVIC, MD