Presidenti Vuçiç shpërtheu në lot kur i pa ata në Këshillin e Sigurisë. 

Kështu shkruan B92 referuar faktit se garda e Presidentit serb kishte shprehur gatishmërinë për të shkuar në Kosovë. Sipas medias serbe, Vuçiç ka deklaruar se policia e Kosovës nuk ka të drejtë të jetë në Mitrovicë dhe Veri, duke zbuluar kështu pse një interprerim retorik tashmë të ndonjë rezolute, ose të ndonjë marrëveshjeje që ai ka patur me drejtues të mpërshëm të Kosovës.

Pak ditë më parë ai i kërkoi NATO-s të dislokonte trupa policore në Veri të Kosovës, një kërkesë absurde nëse mendon se KFOR është aty për të mbajtur në kontroll situatën, ndërkohë që pretendimi i Vuçiç na thotë të kundërtën.

Ju pëlqen!

Lidhur me situatën e krijuar dje sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka bërë të qartë se KFOR është gati dhe se palët duhet të shmangin retorikën përshkallëzuese.

Mbërritja në këtë pikë ka minuset dhe pluset e saj. Së pari, Beogradi u testua se nuk ka në asnjë drejtim interes real të ballafaqohet ushtarakisht në Kosovë apo me Kosovën. As të kërkojë të destabilizojë realisht atë, përsa kohë e ka të qartë se çdo negociatë aktuale ka shmangur opsionin e shkëmbimit të territoreve. Thelbi i tensionit aktual është drafti franko-gjerman që detyron respektimin e integritetit territorial, ndonëse ai nënkupton zgjidhjen e çështjes së asosacionit të komunave serbe.

Ajo që Kurti po bën është në fakt ekzekutim i të drejtave sovrane që ia njeh edhe plani franko-gjerman, që do të thotë se përpara sesa Vuçiç të kërkojë diçka ndaj Kosovës ai e ka të qartë se në fakt kompromenton çdo negociatë nesër që do të rinisë në atë pikë që sot mohohet për shkak të një gjendjeje të tensionuar.

Po bëhet po ashtu e qartë se Kryeministri i Kosovës nuk ka ndërmend ta lërë palën serbe gë negociojë në mënyrë komode dhe tensionimi i situatës e vë në siklet Vuçiç që duhet t’i përmbahet deklaratave të forta të cilat nuk ka në fakt interes real t’i zbatojë. Kalimi i çcështjes në planin e sigurisë neutralizon edhe qëndrimet e kreut të Politikës së Jashtme të BE-së, Borrell, që akuzoi kryeministrin Kurti për mospranim të propozimeve në tryezë, për shkak se aktualisht në perspektivën e NATOS kërcënimi i sigurisë vjen nga Serbia.

Ka vetëm një mënyrë që Beogradi për momentin të kapërcejë Kosovën, miratimi i sanksioneve ndaj Rusisë. Ajo që po shohim, pozita e viktimës që po merr presidenti serb, të cilit i janë hequr shkallët e manovrës, tregon se Vuçiç mund të tolerojë status quonë duke krijuar garanci të tjera nga Moska. Megjithatë që Serbia e tij, askush tjetër nuk mund të krijojë front të ri në Europë dhe përballja do të vazhdojë deri në një farë pike, ndonëse është e pritshme që edhe presioni ndaj Vuçiç të ketë një pikë përtej të cilës nuk shkohet më.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!