Derisa Shqipëria e Kosova nuk pritet të furnizohet njëherë me vaksinën për COVID-19, Serbia në dy tre ditët e ardhshme thuhet se do të furnizohet me këtë vaksinë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka bërë të ditur se në dy-tre ditët e ardhshme do të furnizohen me këtë vaksina.

“Në dy ose tre ditët e ardhshme, ne do të marrim vaksinat e para “Pfizer”, ato do të jenë sasi të vogla dhe së pari do të shkojnë në shtëpitë e të moshuarve|, tha sot Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, raporton mediat serbe.

Ju pëlqen!

Ai tha se rreth 340,000 doza do të mbërrinin në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm.

“Vaksinimi është thelbësor, jo vetëm për shkak të shëndetit, por në mënyrë që të mund të jetojmë”, shtoi ai.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Vetëfinancohemi! Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMONA sot me vetëm 1 Euro!