Zyrtari i Partisë Socialiste të Serbisë, Zoran Angjelkoviç, ka ftuar të gjithë serbët e Kosovës dhe të Serbisë që të dëshmojnë kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në një intervistë, ai është shprehur se të gjithë ato që kanë dëshirë të jenë dëshmitare në lidhje me aktakuzat për ish-udhëheqësit e UÇK-së duhet ta shkruajnë një letër ku shprehin dëshirën për ta bërë një gjë të tillë dhe ta dorëzojnë pranë Qendrës për Paqe dhe Tolerancë

“I ftoj krejt familjet, minatorët nga Bellaçevci, miqtë dhe familjarët e tyre që të shkruajnë nga një deklaratë. Nëse nuk dëshirojnë t’ia japin organeve të rendit le t’ia japin Qendrës për Paqe dhe Tolerancë (OJQ serbe në Kosovë) dhe ne do të gjejmë mënyrë t’ia dërgojmë Prokurorisë Speciale. Le t’i dorëzojnë deklaratat ose organeve tona ose Qendrës për Paqe dhe Tolerancë dhe ne merremi me ato”, ka thënë ai në emisionin “Novo Jutro”.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!