Në lajmet e së dielës, më 12 janar 2020, në televizionin publik malazez RTCG, u emitua edhe një veprim i  pa skrupullit i pushtetit Beogradas.

Ministri i mbrojtjes Republikës së Serbisë, Aleksandar Vulin, ish pjesëtarëve të Ushtrisë Jugosllave, Andrija Mandiq dhe Danilo Lekiqit ua dorëzoj dekoratat Medaljet Ushtarake për kontributin e dhëne sistemit të mbrojtjes së Serbisë.
Vulin pas dekorimit theksoj që të gjithë ata të cilët në vitin 1999 e mbrojtën Republikën Federale të Jugosllaves, e meritojnë respektin dhe kujdesin ndaj tyre pa marr parasysh a janë shtetas të Serbisë apo Malit të Zi. Mandiqi theksoj qe kjo dekoratë është mirënjohje e madhe për ata që ai i komandonte, si dhe për gjitha rezervistët në Malin e Zi. Së bashku me medaljet, Vulini ia dhuroj Mandiqit edhe shpatën.
– Shumë zgjati. Shume decenie kaluan prej që Serbët në Malin e Zi u bindën që Serbia është më ta, edhe qe gjithmonë do të isha me ata që na kanë mbështetë. Serbia i mban mend të mirat, ashtu si që i mban mend edhe të këqijat, dhe gjithëve do të iu kthej të mirat dhe të këqijat bash ashtu si e meritojnë. Kjo është mënyra si i falënderojmë atyre që ruajtën, që na mbrojtën. – tha Vulini
– “Kjo është mirënjohje e mirë për njësitin më të cilin komandova, për të gjitha rezervistët!” – deklaron i dekoruari Andrija Mandiq, udhëheqës opozitar serb në Malin e Zi.

/Sahit Kandić/

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!
Loading...