Ministri për Inovacion dhe Përparim Teknologjik në Qeverinë e Serbisë, Nenad Popoviq, ka kërkuar nga ambasadori i Gjermanisë në Beograd, Thomas Schieb, që t’i kërkojë falje popullit serb për deklaratën e para disa ditëve se intervenimi i NATO-s ishte i domosdoshëm për të ndalur gjenocidin mbi shqiptarët në Kosovë.

Popoviq në një letër drejtuar ambasadorit, thotë se “ky është kulmi i cinizmit dhe vazhdimësi e disa shteteve perëndimore për të shpallur popullin serb gjenocidial”.

“Kërkojmë nga ambasadori gjerman që të kërkojë falje nëse dëshiron që të vazhdojë punën në mënyrë kredibile dhe detyrën e diplomatit të vendit të vet në Serbi”, ka thënë Popoviq, përcjell gazeta “Danas” të enjten.

Ju pëlqen!

Sipas ministrit serb, “është perfide” që kjo deklaratë vjen në 80-vjetorin e sulmit gjerman mbi Beogradin, siç ka thënë ai nga “bombarduesit nazistë”.

“Dua t’ia kujtoj ambasadorit gjerman se populli serb edhe gjatë Luftës së Parë Botërore ka pësuar gjenocid nga gjermanët, kanë vrarë fëmijët serbë”, ka shtuar Popoviq.

Ambasadori gjerman në Beograd, Schieb, me rastin e 22-vjetorit të intervenimit të NATO-s mbi bazat ushtarake serbe, tha se intervenimi ishte i domosdoshëm për të ndalur katastrofën humanitare dhe gjenocidin mbi popullin shqiptar.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.