Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka shprehur zemërim ndaj Turqisë pas paralajmërimit se ky vend do të furnizojë Kosovën me dronët “Bayraktar”. Ai gjithashtu i është përgjigjur ashpër ambasadorit gjerman në Kosovë, pasi ky i fundit tha se barrikadat në veri duhet të hiqen.

Vuçiq, duke komentuar lajmin se Turqia do të armatosë Kosovën me dronët “Bayraktar”, tha se kjo do të ndikojë më marrëdhëniet mes dy shteteve.

“Nuk është as lajm i lehtë dhe as i mirë për ne dhe kjo do të ndikojë në marrëdhëniet tona, edhe pse ne e respektojmë shumë presidentin Erdogan”, tha Vuçiq.

Ju pëlqen!

Sipas mediave serbe Vuçiq tha se shpreson që së shpejti do të mund të mburren me një numër të konsiderueshëm të dronëve kamikazë dhe avionëve të tjerë.

Presidenti serb ka komentuar edhe deklaratën e ambasadorit gjerman në Prishtinë, i cili ka thënë se barrikadat në Kosovë duhet të hiqen deri në Krishtlindje.

“Zoti Rode [ambasadori gjerman në Kosovë] është i njohur për deklaratat e tij antiserbe”, tha Vuçiq

Për ambasadorin Rode, Vuçiq tha se “përfaqësuesi gjerman mendon se mund të përcaktojë se çfarë lloj fasule mund të hahet në Mitrovicë dhe çfarë nuk mund të hahet në Zubin Potok”.

“Ky është një kërcënim për popullin serb”, tha Vuçiq dhe kujtoi se Rode nuk tha asgjë për mos formimin e Asociacionit.

“Gjermania dëshiron dominim të plotë në Ballkan”, tha Vuçiq.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!