Një prift serb ka hequr një flamur shqiptar që qëndronte në kullën e vrojtimit në Koshare, teksa kishte përfunduar një ecje prej mbi 7 orë. Pas raportimit të mediave, Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes.

Lajmin për media e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj, i cili tha se Policia është duke e hetuar rastin, por ende nuk kanë ndonjë informacion.

Në një video të publikuar nga gazeta serbe “Novosti”, prifti, i shoqëruar nga dy miq të tij, u ngjit në tavanin e kullës dhe hoqi flamurin shqiptar, që kishte ngelur atje që nga koha e luftës.

Ju pëlqen!

“Meqenëse isha sipër, pashë drejt flamurin, atë shqiptar, i cili fluturon nga kulla e vrojtimit që nga viti 1999, pas tërheqjes së ushtrisë sonë. Disa emocione më pushtuan dhe iu afrova dhe e hoqa”, ka thënë prifti serb.

Lexo po ashtu:  Njerëzit fallco janë miqësorë vetëm kur u shkon për shtat
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!