Ambasadës së SHBA në Sarajevë ka reaguar ndaj ngritjes së monumentit të kriminelit serb Drazha Mihajlloviq në Bileqa, duke thënë se ajo nuk kontribuon në ndërtimin e paqes në Bosnjë.

“Politika e nacionalizmit nuk mund të sjellë siguri dhe prosperitet në Bosnje dhe Hercegovinë. Kremtimi i një organizate nacionaliste dhe një individi, si Lëvizja Ravnica Cetinje dhe udhëheqësi i saj Drazha Mihailoviq, minojnë ndërtimin e besimit te njerëzit në BeH, minon stabilitetin dhe përshpejton eksodin e qytetarëve “, tha Zyra për Marrëdhënie me Publikun e Ambasadës së SHBA-së.

Ambasada amerikane apelon qytetarët të zgjedhin një rrugë të përbashkët për të ardhmen.

Ju pëlqen!

“Pajtimi dhe bashkëjetesa janë çelësi për ndërtimin e një Bosnjë dhe Hercegovinë të qëndrueshme dhe të sigurt që mbron të drejtat e të gjithë qytetarëve të saj. Ne u bëjmë thirrje qytetarëve të zgjedhin një rrugë të përbashkët përpara për të ardhmen, në vend që të krijojnë ndarje të mëtejshme duke rishikuar të kaluarën”, thuhet në reagimin e ambasadës.– Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!