Aktorë publikë në Serbi kanë nisur të flasin dhe paragjykojnë procesin ndaj Hashim Thaçit në Hagë, duke paralajmëruar madje edhe abrogimin e vetë Gjykatës. Agjencia serbe e lajmeve, B92, citon një avokat serb, Branislav Tapuskoviç, sipas të cilit Thaçi nuk është pyetur për “Shtëpinë e Verdhë”.

Ata janë të interesuar për çdo gjë veç për ngritjen e akuzës. Folën për çdo gjë, përveçse për të. Mund ta shihni se fushata e nisur nga Haradinaj në Kosovë dhe Thaçi po ashtu iu bashkua asaj, për abrogimin e gjykatës është në proces. Ata e themeluan atë gjykatë, e cila u ngrit nën ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës me dekretin e Thaçit. Siç e firmosi, ashtu edhe do ta nxjerrë tani jashtë ligjit, citohet avokati serb.

Vetë Thaçi deklaroi pas intervistimit se nëse gjykata është e pavarur ai do të duhet të dalë i pafajshëm.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.