Në ditën e pestë të protestës në Jarinje, situata po vazhdon të jetë e qetë dhe pa ndonjë incident.

Tashmë është bërë edhe ndërrimi i Njësive të Policisë së Kosovës. E gjatë kohës së ndërrimit të njësive, serbët kanë dëgjuar këngë nacionaliste.

Ndryshe, rruga vazhdon të jetë e bllokuar dhe vërehet numër dukshëm me i vogël i protestuesve ndërsa më i madh i atyre që kalojnë kufirin këmbë nga Serbia në Kosovë dhe anasjelltas.

Ju pëlqen!

Policia vazhdon të jetë e pozicionuar përgjatë kufirit, duke mbajtur situatën nën kontroll..

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.