Pas rënies së qeverisë Krivokapiç në Mal të Zi, Dritan Abazoviç shihet si një nga kandidatët e mundshëm për kryeministër. Por për partitë serbe, ai që deri tani ishte aleat, tani shihet si rivali kryesor. Milan Knezevic i Frontit Demokratik në Malin e Zi, në një prononcim për Tv Prva, tha se Abazoviç po pengon hyrjen e serbëve në koalicionin e ri.

“Dritan Abazoviç u vetëshpall hero serb, se do ta mbronte gjuhën serbe… Është ai djali me kaçurrela që u paraqit si hero kombëtar në mediat serbe. Tani do të doja që mediat ta vërejnë se ky djali kaçurrel nuk po lejon në qeverinë e re përfaqësues politikë me origjinë serbe, sepse ai beson se ne si serbë nga Mali i Zi do ta shkatërrojmë integritetin dhe sovranitetin e saj”, tha Knezeviç, siç raporton B92.

Ndërkohë, presidenti Gjukanoviç thotë në një intervistë për DË thotë se partia e tij, PDS, i ka ofruar mbështetje qeverisë pakicë edhe pas zgjedhjeve të vitit të kaluar, duke besuar se “do të jetë shumë e rrezikshme për Malin e Zi, nëse koalicioni qeverisës bëhet kaq i varur nga nacionalizmi serbomadh”.

Ju pëlqen!

Gjukanoviç shprehet më tej se qeveria e deritanishme përbëhej nga tre koalicione, “njëra prej të cilave është koalicion i profilizuar qartë i Serbisë së Madhe. Ne kemi menduar, se nëse një qeveri e tillë përcakton politikën shtetërore, kjo do të ishte shumë e rrezikshme për Malin e Zi”.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!