Senatori i famshëm Rend Paul që ishte i vetmi senator i cili kundërshtoi paketën e lehtësimeve ekonomike kundër koronavirusit në muajin e kaluar, ka njoftuar sot se ka dalë pozitiv nga kjo pandemi.

“Ai po ndihet mirë dhe është në karantinë,” thuhet në një njoftim në Twitterin e tij.

Më tej shtohet në njoftim se ai nuk kishte simptoma, dhe se pret që të kthehet në punën e tij në Senatin amerikan pasi periudha e karantinimit të tij të përfundojë, në mënyrë që të vazhdojë të punojë për njerëzit e Kentuckyt në këtë periudhë të vështirë.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

Paul, është një fizikan që ka licensën mjekësore nga Kentucky, dhe ishte i vetmi senator që votoi kundër pakos së ndihmave të emergjencës prej 8,3 miliardë dollarëve.

Paul është i pari senator amerikan që testohet pozitivisht për koronavirusin e ri.

Muajin e kaluar ai i ishte bashkuar senatorit tjetër David Perdue duke kërkuar tërheqjen e trupave amerikane nga Kosova pas shpërfilljes që i bënte Albin Kurti, kryeministri i vendit, në lidhje me taksën 100%

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!