Ka nisur në Kuvendin e Kosovës interpelanca e tretë brenda ditës për kryeministrin Avdullah Hoti.

Në interpelancën e tretë kryeministri është thirrur në lidhje me paralajmërimet se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe mund të rikthehet në bisedimet me Serbinë në Bruksel.

Kjo është kundërshtuar nga partia opozitare Vetëvendosje, e cila e ka quajtur “kancer të Kosovës” këtë asociacion, transmeton Zeri.info.

Ju pëlqen!

Shefi i Grupit Parlamentar të LVV_së, Rexhep Selimi para deputetëve ka shfaqur hartën e Kosovës në rast se do të formohej Asociacioni.

“Kështu do të duket nëse ju lejoni që të bëhet “Zajednica” rrjedhimisht ju e mbroni shtetin e Kosovës, flamurin e Kosovës për të cilin na akuzoni padrejtësisht se nuk e njohim.”

“Me këtë hart është ilustruar jo vetëm harta e “Zajednices” por edhe ato zona ex-territoriale që vinë si rrjedhojë. “Zajednica” do ta bënte Kosovën jo si kanton zviceran por si djath zvicera. “Zajednica” është kancer i Kosovës, po e lejuam ky kancer do të ketë metashtazh dhe për një kohë shumë të shpejt në planet që ka “Zajednica” do të jetë shumë më i madh që ju e mendoni”, ka thënë Selimi në Kuvend.

Ai ka folur edhe për ndryshimet në Kushtetutë, për çka ka thënë se duhet të ndryshohet pika e cila do të njeh të drejtën për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.

“Është e vërtet që Kushtetuta nuk është as Bibël as Kuran por nëse është për ta ndërruar le ta ndërrojmë aty ku duhet neni 1.3 që i njeh të drejtën për bashkim Kosovës për Shqipërinë”, ka thënë Selimi.

Në anën tjetër ka reaguar edhe vet Kryeministri i Kosovës, i cili në Kuvend ka ritheksuar se Asociacioni nuk do të jetë temë e bisedimeve në Bruksel.

“Kjo temë nuk hapet në dialog pasi kemi një marrëveshje që është nënshkrua e është ratifikuar në Kuvend më 2013 dhe ekziston marrëveshja e parimeve e vitit 2015 si dhe aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese. Çdo veprim në këtë rrafsh do të bëhet me këto”, ka thënë Hoti në Kuvend, duke ripërsëritur se për të gjitha temat që diskutohet në dialog nuk ka pajtim për asgjë derisa të pajtohen për çdo gjë, në rast të parë për njohje reciproke.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.