Liridona Sijarina nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore, përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka njoftuar se sot para rektoratit të UP-së do të mbahet një protestë simbolike përmes së cilës kërkohet përjashtimi i Ardian Kastrati nga Universiteti i Prishtinës.

‘‘Pas një konsultimi të aktiviste/ëve, u vendos që nesër me fillim nga ora 11:00, në oborrin e rektoratit të UP-së mbahet protesta simbolike dhe tubimi përgatitor për fillimin e protestave me qëllim të ndërprerjes së gjuhës seksiste nga stafi akademik i UP-së, konkretisht përjashtimit të Ardian Kastratit nga UP ku ai është profesor.

Seksizmi nuk do të financohet nga taksapaguesit’‘, thuhet në njoftim.

Lexo po ashtu:  Daçiq sillet si paramilitar kundër shqiptarëve në OKB – shikoni si ua ngriti zërin Çitakut, britanikëve e amerikanëve Slloba i Vogël
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!