Një martesë të lumtur ju mund ta shikoni si një kopsht, në të cilin keni mbjellë farën në një tokë të shëndetshme. Që ajo të lulëzojë, kërkon çdo ditë kujdes dhe përkushtim, duke e ujitur, duke marrë rrezet e diellit etj.

Kështu ndodh edhe në martesë apo në lidhjet e dashurisë. Duke punuar çdo ditë nga pak, me gjërat e vogla ne arrijmë të mbajmë të shëndetshme dhe të lumtur lidhjen tonë. Janë 3 elementë kryesorë që çiftet e lumtura i dinë shumë mirë;

Komunikimi – Çiftet që komunikojnë me njëri-tjetrin janë më të lumturit. Është e rëndësishme që të flitet për gjërat e vogla dhe jo vetëm për problemet e mëdha. Komunikimi është i vetmi mjet që marrëdhënia emocionale në çift të jetë pozitive. Flisni për gjërat e vogla; si e kaluat ditën, si ju vajti puna, bëni shaka me njëri-tjetrin etj.

Ju pëlqen!

E qeshura – Çiftet e lumtura nuk e marrin martesën vetëm seriozisht. Ata dinë të dallojnë problemet serioze nga ato të cilat kërkojnë më pak shqetësim. Mënyra më e mirë që ata i përgjigjen goditjeve të jetës është e qeshura, tek e fundit nuk është fundi botës.

Aftësia në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve – Çiftet e lumtura dinë që shumica e mosmarrëveshjeve mund të zgjidhen nëpërmjet negociatave. Fakti që aty ka një problem nuk do të thotë që martesa është në telashe. Shumë njerëz gabimisht mendojnë se në martesa të lumtura nuk ka probleme. Ndryshimi qëndron se si çiftet e lumtura arrijnë t’i zgjidhin këto probleme që martesa e tyre të vazhdojë e qetë.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike! FOTO: No copyright infringement is intended.