Sot në Prishtinë për herë të parë po mbahet Forumi për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, ndërsa të pranishmëve i është drejtuar me një video-mesazh edhe sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Sekretari i shtetit më tej deklaroi se Forumi në Prishtinë i përmbledh dy gjëra që ishin për zemër për ish sekretaren e shtetit, Madeleine Albright: popullin e Kosovës dhe çështjen e fuqizimit të të drejtave të grave, transmeton Telegrafi.

Sekretari i shtetit, Blinken më tej theksoi se ish sekretarja Albright kishte luftuar për të drejtat e grave në të gjitha aspektet.

Ju pëlqen!

Ai përmes një video-mesazhi po ashtu përmendi luftën në Kosovë, duke thënë se ishte një përballje mes vrasjeve barbare dhe forcës së nevojshme.

“…Lufta në Kosovë ishte një përballje mes vrasjeve barbare dhe forcës së nevojshme, ndërmjet mostolerancës së dhunshme dhe respektimit të të drejtave të njeriut, mes tiranisë dhe demokracisë….”, tha ai.

Më tej sekretari Blinken foli edhe për ndërhyrjen e NATO-s.

“Ne fituam sepse aleanca jonë ishte e bashkuar dhe e fortë. Kauza jonë ishte e drejtë dhe për shkak të popullit të Kosovës” u shpreh Blinken, gjersa citonte fjalët e ish-sekretares amerikane, Madeleine Albright.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!