Së shpejti dalin nga botimi dy libra të rinj, “PENGU” dhe “HOSTAGE” në gjuhën shqipe dhe angleze, shkruar nga autori Adnan Merovci, i cili ishte rrugëtari, bashkëpuntori, besniku dhe dëshmitari i vetëm nga periudha dhe situata në të cilën kaloj Ibrahim Rugova gjatë luftës në Kosovë, informon MekuliPress.

“PENGU” / “HOSTAGE”, sipas autorit Merovci, ndër tjerash, do të zbardhë për bublikun këto ndodhi, situata, kurthe e veprime:

Çka ndodhi para 21 vitesh?

Ju pëlqen!

– Çka ju tha RUGOVA gazetarëve para fillimit të bombardimeve të NATO-s?
– Kush ishte i vetmi që erdhi në Velani dhe u interesua për RUGOVËN kur filluan bombardimet?
– Si ndodhi pushtimi i shtëpisë së RUGOVËS nga forcat serbe?
– Kush ishte në shtëpi gjatë kësaj kohe?
– Cili ishte reagimi i parë i RUGOVËS?
– Çka i thanë ushtarët serb RUGOVËS?
– Pse dhe si u frikësua vajza e RUGOVËS, Teuta nga ushtari serb?
– Si u ndodhë gazetarja gjermane gjatë pushtimit të shtëpisë, si nuk u zbulua prezenca e saj, si u arratis ajo nga shtëpia pas 6 ditësh?
– Si reagoi RUGOVA kur iu komunikua se duhet ta takojë MILLOSHEVIQIN?
– Me kë dhe si udhëtoi RUGOVA në Beograd?
– Kush ishte prezent në takimin me MILLOSHEVIQIN?
– Si i shau MILLOSHEVIQI liderët botëror në takim?
– Çka i tha RUGOVA MILLOSHEVIQIT për NATO-n?
– Çka kërkoi RUGOVA në këtë takim?
– Si reagoi RUGOVA kur MILLOSHEVIQI e quajti Kosovën “Djep i Serbisë”?
– Çka ndryshoi RUGOVA në tekstin e “Deklaratës së Përbashkët” për media?
– Çka u nënshkrua në këtë takim?
– Ku e shkroi MILLOSHEVIQI emrin e Fehmi AGANIT?
– Si iu kërcënua MILLOSHEVIQI RUGOVËS në fund të takimit?
– Si reagoi Ambasadori Kristofer HILL kur në telefon u njoftua për këtë takim?
– Si e paraqitën mediat serbe këtë takim?
– Kush doli fitues nga ky takim?
– Kush thirri dhe kush u thirr në telefon nga shtëpia në Velani?
– Kush ishte i vetmi me të cilin RUGOVA foli në telefon?
– Cilat ishin metodat tmerruese që përdornin serbët gjatë arrestit shtëpiak?
– Kush ishte diplomati i vetëm që vizitoi RUGOVËN gjatë arrestit shtëpiak?
– Si gënjyen mediat serbe gjoja se RUGOVA kërkoi ndaljen e bombardimeve?
– Cila ishte kërkesa që RUGOVA e bënte në çdo rast të mundshëm?
– Si ju lutë MILLUTINOVIQI RUGOVËS në Beograd që ta shpëtojë popullin serb dhe shqiptar?
– Çka dhe si gënjeu MILLUTINOVIQI para gazetarëve, në Prishtinë?
– Si e demantoi atë RUGOVA pas një minuti?
– Cili ishte trilli i MILLUTINOVIQIT me disa “Deklarata të Përbashkëta” për media?
– Si dhe pse udhëtoi Adnan MEROVCI në Shkup, kur dhe si u kthye nga Shkupi?
– Cilat ishin shenjat e para për lirimin e RUGOVËS?
– Kush dhe si intervenoi për lirimin e RUGOVËS?
– Kush deshi t’ia komunikoj i pari RUGOVËS vendimin për lirimin e tij?
– Kush dhe si tentoi ta ndajë RUGOVËN nga familja?
– Kush solli avion special për ta marrë RUGOVËN me familje?
– Si e përshkroi Ismail KADARE arritjen e RUGOVËS, në Romë?
– Ku u vendos dhe si e zhvilloi aktivitetin RUGOVA, në Europë?
– Kush e takoi i pari RUGOVËN në Romë?
– Çka u fol në takimin me Paskal MILON?
– Kush ia komunikoi i pari dhe si reagoi RUGOVA për vrasjen e Fehmi AGANIT?
– Si dhe pse ja dha Tina KAJDANOV, MEROVCIT telefonin e saj celular?
– Çka u tha në takimet e RUGOVËS me burrshtetasit botëror: Zhak SHIRAK, Yber VEDRIN, Toni BLER, Medllin OLLBRAJT, Masimo DALEMA, Llamberto DINI, Gerard SHRODER, Joshka FISHER, Viktor QERNOMIRDIN, Huan KARLLOS, Hoze Maria AZNAR, Kiro GLIGOROV, Sali BERISHA, Paskal MILO, etj.
– Kush ishin dy hetuesit e Tribunalit të Hagës që intervistuan Ibrahim RUGOVËN dhe Adnan MEROVCIN në Romë?
– Si u mor vendimi për ngritjen e aktakuzës kundër MILLOSHEVIQIT pas dëshmive të RUGOVËS dhe MEROVCIT?
– A i ofroi Gjermania mikëpritje RUGOVËS?
– Si e pritën refugjatët RUGOVËN, në Stankovec (Maqedoni), Rimini (Itali) dhe Spanjë?
– Si e përjetoi RUGOVA çlirimin e Kosovës?
– Si u prit RUGOVA gjatë kthimit në Kosovë?
– Kush ishin të parët që vizituan RUGOVËN pas çlirimit të Kosovës?
– A kishte ndryshuar RUGOVA pas kthimit në Kosovë?

Këto dhe shumë e shumë detaje tjera gjatë pengmarrjes dhe lirimit të RUGOVËS, së shpejti do t’i gjeni në librat: “PENGU” dhe “HOSTAGE” në gjuhën shqipe dhe angleze, të autorit Adnan MEROVCI, i cili ishte bashkëpuntori i vetëm dëshmitar i çdo momenti të kësaj periudhe!

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!