Barometri diplomatin

Prof.Dr.Mehdi HYSENI

Së pari, njohja e ndërsjellë, pastaj normalizimi i marrëdhënieve  mes Kosovës dhe Serbisë

Ju pëlqen!

 

**** Nëse presidenti serb Aleksandër Vuçiq ia arrin që, me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, t’i nënshkruajnë ato “30 marrëveshje” të mbetura nga  vitet 2013 dhe 2015, të ratifikuara nga Kuvendi i Kosovës, atëherë  ekziston frika se Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, ngaqë interesin e saj neokolonialist  shtetëror e ka ndërtuar brenda atyre  “30 marrëveshjeve”. Pra, ky është rreziku, nëse, së pari nuk vihet në “rend dite” shqyrtimi i MARRËVESHJES SË NJOHJESS RECIPROKE!

*** Albin Kurti(kryeministër i qeverisë së Kosovës) : “Është lajm i mirë që është arritur dakordimi pas bisedimeve të gjata e takimeve të shumta, kjo është rezultat i punës tonë të palodhshme dhe i qëndrimeve tona parimore. Në bazë të ligjit dhe kushtetutshmërisë së Republikës së Kosovës në bazë të rregullave tona ka ndodhur dakordimi më në fund për zbatimin e udhërrëfyesit që do të mundësojë inkasimin e energjisë elektrike të konsumuar edhe në veri të lumit Iber, në komunat atje.” (https://telegrafi.com/marreveshja-serbine-per-energjine-kurti-lajm-mire-vendit-eshte-shkaktuar-dem-madh-nga-mosinkasimi/).

Duhet besuar kryeministrit Albin Kurti se lidhja e kësaj Marrëveshjeje “është një lajm i mirë” dhe në dobi të intereist financiar të Kosovës.

Mirëpo, veç kësaj marrëveshjeje,  mes dy palëve negocieuse paraprakisht janë lidhur edhe 29 të tjera, të cilat pritet të debatohen dhe të nënshkrhen nga palët e theksuara, duke qenë se ato janë nënshkruar nga ish-qeveritë  paraprake të Kosovës (2013 dhe 2015), përkatësisht nga ish-kryeministrat Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa.

 

 Gracka  politike e presidentit Aleksanër Vuçiq !

Mirëpo, duhet të jemi vigjilentë dhe vizionar për të mos rënë në të. Naj,  kryeministri Kurti, duhet të kërkojë nga Josep Borreli dhe nga Mirsolav Lajçak, që  të ndryshojnë numrin e pikave të “itinerarit” të shqyrtimit të temave mes palëve negociuese, SË PARI (SI PRIORITET), të debatohet për NJOHJEN RECIPROKE, pastaj të flitet për pikat e tjera, që kanë të bëjnë me finalizimin e “30 marrëveshjeve”, të cilat, ipso facto parashikojnë shkarjen graduale të shtetit kolonial serb në Kosovë. Ky është emëruesi i përbashkët politik i të gjitha marrëveshjeve, që do të nënshkruhen në Bruksel.

Fatkeqësia qëndron në faktin, se të gjitha këto marrëveshje janë RATIFIKUAR nga Kuvendi i Kosovës, ku sipas së drejtës ndërkombëtare, është i detyruar që t’i zbatojë ato, pavarësisht se çfarë thotë Kushtetuta në fuqi e Kosovës, e cila në rastin konkret nuk mund të jetë mbi të drejtën ndërkombëtare.

Pra, pavarësisht se çfarë fshihet pas marrëveshjeve të raftifikuara mes Kosovës dhe Serbisë, të nënshkruara në Dialogun e Brukselit (2013 dhe 2015), parapëlqehet, që të ndryshohet numri rendor i “itinerarit” të negociatave në Dialogun e Brukselit,  PIKA  1, E PARA dhe me PRIORITET, të jetë-NJOHJA RECIPROKE MES DY VENDEVE, pastaj të debatohen të gjitha marrëveshjet, të cilat, qe 9 vjet po presin për t’u finalizuar mes dy palëve

Të gjitha marrëveshjet e deritashme, të ngelura “pezull”, tash pritet që të nënshkruhen  nga qeveria aktuale e Kosovës me kryeministrin Albin Kurti në krye.

Në këtë kontekst shtrohet pyetja, edhe sa vite apo edhe sa  muaj duhet të kalojnë dhe të finalizohen  ato 30 marrëveshje të nënshkruara nga presidenti serb Aleksandër Vuçiq dhe kryeministrat Thaçi – Mustafa (2013 dhe 2015) ?

Nëse për arritjen e secilës marrëveshje veç e veç, duhet të pritet, të paktën nga një muaj debatim dypalësh, atëherë finalizimi i 30 marrëveshjeve, do të marrë kohëzgjatje 30-mujore, domethënë, duhet të pritet edhe 3 vjet, e mëpastaj të vihet në rend dite NJOHJA E NDËRSJELLË mes Kosovës dhe Serbisë!

Si në kuptimin politik, ashtu edhe në atë juridik e kushtetues, kjo  “ecuri metodologjike” (së pari nënshkrimi i të gjitha marrëveshjeve të Brukeslit), pastaj “tema”-NJOHJA RECIPROKE e dy vendeve, do të ishte një rrezik i madh për shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës,  sepse Serbia pas nënshkrimit të marrëveshjeve të ratifikuara nga Kuvendi i Kosovës, të miratuara në Dialogun e Brukselit, më nuk ka asnjë aryse, që ta njohë Kosovën, ngase  marrëveshjet e theksuara, të nënshkruara me qeverinë e Albin Kurtit ( si ajo e formimit të Srpska zajednicës). Pra, për të mos ndodhur diç e tillë (sepse nga Serbia mund të pritet vetëm ndonjë e  keqe për Kosovën, asgjë e mirë. Qëllimi i saj është që, edhe më tej, me vite ta konservojë-ngrijë Dualogun e Brukselit (2011-2022), në mënyrë që kurrë të mos e njohë  Republikën e pavarur dhe sovrane të Kosovës.

Sa më shumë të shtyhet afati i NJOHJES RECIPROKE të Kosovës dhe Serbisë, kjo do të jetë në favorin e Beogradit, sepse ndërkohë  në skenën e marrëdhënieve ndërkombëtare, mund të shpërfaqen ngjarje dhe zhvillime të reja politike dhe gjeopolitike, ku Serbia kolonialiste mund të përfitojë në krah të tyre, ashtu sikurse pas mbylljes së Krizës Lindore (1875-1878),  kur Serbisë iu njoh pavarësia nga Kongresi i Berlinit (13 korrik 1878). Menjëherë, pas kësaj njhjeje ndërkombëtare, Serbia pati filluar zgjerimin e kufijve të saj territorial, duke pushtuar dhe aneksuar Nishin, si dhe vendet e tjera të Shqipërisë Etnike Lidnore.

Gjithashtu, pas  tërheqjes së Perandorisë Osmane nga Ballkani, Serbia së bashku me aleatët e sa, Bullgaria, Mali i Zi dhe Greqia kinse në luftërat ballkanike, pushtuan, kolonizuan dhe ankesuan territoret e Shqipërisë Etnike (më se 50%).

 

Fundja, pse të mos arrihen marrëveshje dypalshe a shumëpalëshne paqësore me Serbinë, nëse ato nuk prekin qenien e shtetësisë së pavarur dhe sovrane të Republikës së Kosovës.  Mirëpo, sido që ta gjykojmë përmbajtjne e tyre, ato  të gjitha kanë karakter dhe synim më shumë se politik (jo vetëm karakter ekonomik, tregtar, financiar dhe teknik, siç po përfolet në opinionin publik), përmes së cilave Serbia synon kthimin e sovranitetit kolonial në Kosovë.

Prandaj, së pari, nevojitet të debatohet për arritjen e Marrëveshjes së njohjes reciproke mes Serbisë dhe Kosovës, pastaj si “pika në vijim” për normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve, le të shqyrtohen “30 marrëveshjet e ratifikuara nga Kuvendi i Kosovës (2013 dhe 2015).

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.