Për Lineker, Messi është futbollisti më i mirë i të gjitha kohëve. Për shumë vite ka ekzistuar debati se cili është futbollisti më i mirë në botë mes Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit. Sido që të jetë, për Gary Lineker, ky debat nuk duhet të ekzistojë, ai e ka përshkruar 10-shin e Barcelonës si më të mirin të të gjitha kohëve. “Shpesh njerëzit zgjedhin mes Messit dhe Ronaldos në bazë të klubeve, janë tifozë të Barcelonës, Real Madrid, Juventusit apo kujtdo qoftë, është ok e kuptoj këtë”, tha ai. “Jam fans i madh i Ronaldos gjithashtu, por nëse po flisni për lojtarin më të mirë të të gjitha kohëve, s’duhet të ketë as debat sepse ai është Messi. Kështu mendoj unë, për mua debati nuk duhet të ekzistojë”.

“Messi ka luajtur me lojtar fantastik në ekip, por kushdo që ka luajtur përkrah tij, numrat e tij të jashtëzakonshëm gjithmonë kanë qenë të njëjtë”. “Ai ua ka dëshmuar të kundërtën atyre që kanë dyshuar, gjatë gjithë kohës”.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!