Kafja përmban kafeinë dhe shumë përbërës anti-oksidantë që luftojnë radikale e lira dhe e mbajnë lëkurën të re dhe rrezatuese.

 
Masa duhet të jetë e trashë dhe skurbin e përftuar shpërndajeni me gishta në fytyrë. Fokusohuni më shumë rreth hundës, pasi kjo pjesë e fytyrës është më shumë e pirur për të krijuar pika të zeza dhe puçrra. Bëjeni këtë proces për 2-3 minuta dhe pas 30 sekondash lajeni fytyrën me ujë të ngrohtë. Më pas aplikoni krem hidratues.

Si ta përdorni skrubin në trup?
Skurbi i kafes ka shumë avantazhe të mira për trupin. Lyejini këmbët me skrub nga poshtë -lart dhe do të shihni se sa shumë ato do të ju qetësohen. Skrubi i kafes ndihmon në qarkullimin e gjakut dhe çon në uljen e ënjtjeve të këmbëve.

Ne po ju paraqesim mënyra të thjeshta se si ta bëni skrubin e kafes në kushtet e shtëpisë dhe ta përdorni atë për efekte të mrekullueshme. Ju duhet ta aplikoni atë sipas nevojave të lëkurës suaj. Ne do të ju mësojmë disa metoda se si mund ta bëni skrubin me përbërës të ndryshëm.

Pluhur kafeje, mjaltë dhe vaj ulliri
Merrni 2 lugë gjelle me pluhur kafeje, 1 lugë gjelle me mjaltë dhe shtojini pak vaj ulliri për të krijuar pastën. Mjalti është një produkt natyror dhe lëkura shkëlqen prej tij, ndërkohë që vaji i ullirit luan rolin e anti-oksidantit dhe hidratuesit. Ai gjithashtu përmban acide yndyrore që janë esenciale për lubrifikimin e lëkurës, ripërtëritjen dhe rigjenerimin e qelizave. Ky pastrim është i shkëlqyer për lëkurë të thatë dhe normale.

Pluhur kafeje, glicerinë dhe vaj i arrës së kokosit
Merrni 2 lugë gjelle me pluhur kafeje, gjysme lugë gjelle me glicerinë dhe vajin e arrës së kokosit dhe bëni skrubin. Glicerina shërben për hidratimin e lëkurës. Ky lloj skrubi është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës.

Pluhur kafeje, pluhur kakaoje dhe vaji arre kokosi
Merrni dy lugë gjelle me pluhur kafeje, 1 lugë gjelle me pluhur kakaoje dhe shtojini vaj arre kokosi për të bërë një surb të kaftë. Pluhuri i kakaos ka sasi të konsiderueshme të acideve yndyrore omega dhe vitaminë C, të cilat ndihmojnë në rigjallërimin e lëkurës. Vaj i kokosit është e përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës.

Pluhur kafeje, pluhur të lëkurës portokalli dhe qumësht
Merrni 2 lugë gjelle me pluhur kafeje, gjysmë luge me grimca të lëkurës së portokallit dhe qumësht. Si ta bëni pluhurin e lëkurës së portokallit?

Lërini lëkurat e portokallit për një javë në diell dhe më pas i bluani ato në një blender. Portokalltat janë shumë të mirë për lëkurën sepse përmbajnë vitaminë C në sasi të lartë. Janë një anti-oksidant i fuqishëm natyror. Qumështi është një pastrues i shkëlqyer për lëkurën.

Pluhur kafeje, sheqer dhe vaj ulliri
Merrni dy lugë pluhur kafeje, 2 lugë sheqer (preferohet sheqer kaf) dhe vaj ulliri për të bërë skrubin. Lyejeni fytyrën me këtë masë për ta pastrua lëkurën në thellësi.