Gjatë reklamës 30 sekondëshe, vihet re edhe ekrani i vogël i jashtëm i Galaxy Z Flip i cili qëndorn ngjitur me kamerën e dyfishtë të telefonit dhe tregon informacione dhe njoftime si thirrjet hyrëse.

Samsung zbulon telefonin e dytë me ekran me palosje përpara prezantimit zyrtar

Ndërsa të gjithë po prisninqë telefoni i dytë me ekran me palosje i Samsung, Galaxy Z Flip do të prezantohej në aktivitetin Unpacked 2020 që do të mbahet ditën e Marte, kompania Koreane zbuloi të plotë pajisjen gjatë shpërndarjes së çmimeve Oscar mbrëmjen e së Dielës.

Në videon e transmetuar, Galaxy Z Flip shfaqej duke qëndruar mbi një tavolinë palosur në një kënd 90 gradë ku përdoruesit mund të komunikojnë lehtësisht me video pa e mbajtur në dorë telefonin.


Ju pëlqen!

Gjatë reklamës 30 sekondëshe, vihet re edhe ekrani i vogël i jashtëm i Galaxy Z Flip i cili qëndorn ngjitur me kamerën e dyfishtë të telefonit dhe tregon informacione dhe njoftime si thirrjet hyrëse.

Lexo po ashtu:  "Gjallë je, nënoke? Edhe unë", Letër Nënës – Sergej Esenin

Në spot nuk u tregua se kur telefoni do të jetë i disponueshëm dhe as sa do të kushtojë, informacion i cili do të zbulohet në Unpacked 2020. 

MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!