Ka një bateri të zëvendësueshme prej 4,050 mAh me 4GB RAM dhe 64GB memorie të brendshme. Ekrani 6.3-inç ka një panel FHD+ i cili nuk ka për tju habitur por që është perfekt në rrethanat që është menduar të përdoret.

Samsung prezanton telefonin për tu përdorur në kushte të vështira pune

Samsung kishte përgatitur një surprizë në CES 2020, smartfonin e perforcuar Galaxy Xcover Pro. Ky smartfon u lançua zyrtarisht ditën e sotme dhe nga çmimi prej 499 dollarësh kuptojmë se i përket rangut të mesëm.

Vjen me certifikimin IP68 kundër ujit dhe pluhurit, certifikimin ushtarak 810 dhe premton ti rezistojë rënieve nga 1.5 metër. Ndërsa Samsung synon që me këtë telefonë të joshë sipërmarrjet, kompania thotë se do të shitet edhe për përdoruesit individualë.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

Ka një bateri të zëvendësueshme prej 4,050 mAh me 4GB RAM dhe 64GB memorie të brendshme. Ekrani 6.3-inç ka një panel FHD+ i cili nuk ka për tju habitur por që është perfekt në rrethanat që është menduar të përdoret.

Kompania thotë se punon edhe në shi e dëborë e madje me doreza veshur. Edhe pse nuk është një flagship, Samsung vendosi ti japë dy kamera të pasme, njëra 25-megapiksel standarde dhe tjetra 8-megapiksel me kënd të gjerë.

Në pjesën frontale gjendet një kamër 13-megapiksel. E gjitha fuqizohet nga një procesor Exynos 9611 me tetë bërthama dhe frekuencë 2Ghz si dhe nga sistemi operativ Android 10.

Në të kaluarën Samsung ka prodhuar flagshipë të kësaj kategorie si Galaxy S8 Active. Ndërsa Xcover Pro nuk është dizajnuar për të zëvendësuar S8 Active, mund të duket i përshtatshëm për ata fansa që u ka munguar një pajisje e tillë. 

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!
Loading...